Në këtë fundjavë, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është organizuar “Final Four”-i i TEB Kupës së Kosovës në basketboll, për grupmoshat U-16 dhe U-18 në konkurrencën e meshkujve. Organizatorë të këtij eventi kanë qenë klubi i basketbollit Trepça dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Ndeshjet gjysmëfinale janë zhvilluar të shtunën, ku te U-16, Kerasan Prishtina e ka mposhtur Vushtrria Basketin me rezultat 64:56 dhe Peja ishte skuadër më e mirë se Golden Eagle Ylli ndaj të cilës ka triumfuar me shifrat 79:44. Te U-18, Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 71:60 dhe Kalaja e mundi Trepçën me shifrat 66:62.
Në këtë mënyrë në finalet, të cilat janë zhvilluar të dielën, Kerasan Prishtina ka triumfuar në të dyja grupmoshat për të fituar kështu dy Kupa të Kosovës brenda vetëm një dite.
E diel
Finalja e TEB Kupës së Kosovës U-18
Kerasan Prishtina – Kalaja 73:53
Finalja e TEB Kupës së Kosovës U-16
Kerasan Prishtina – Peja 74:55