8 Maj 2018
Basketbollistët e Kerasan Prishtinës janë shpallur kampion të Superligës U18.
Kerasan Prishtina ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale kundër Pejës të luajtur sot në palestrën “Karagaçi”, derisa në fundjavë kjo skuadër i kishte mposhtur pejanët në kryeqytet.
Kupën kapitenit të ekipit fitues, Erjon Qarkaxhijës ia dorëzoi Elldin Uglari, Komesar i Garave të Kategorive të Reja në FBK.