19 Maj 2016
Kerasan Prishtina e ka mposhtur Kalajën edhe në ndeshjen e tretë finale të “play-off”-it të TEB Ligës U-18 dhe në këtë mënyrë është shpallur kampione e Kosovës për këtë grupmoshë.
Medaljet skuadrave finaliste ua kanë ndarë numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli, derisa kupën kapitenit të ekipit fitues Dion Pllanës ia ka dorëzuar kryetari Belegu.