Me përballjen në mes Kerasan Prishtina – Peja që do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në palestrën "Karagaçi" do të nis xhiroja e XXV e Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndërkaq sot do të luhet edhe një tjetër ndeshje në kuadër të kësaj xhiroje, ku Bashkimi është nikoqir i Golden Eagle Yllit. Ky takim do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndërkohë dy ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën, ku Rahoveci e pret Trepçën në Gjakovë me fillim nga ora 17:00, kurse Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin, në ndeshjen që do të zhvillohet ora 18:00 në kryeqytet.