Për shkak të angazhimeve të tri skuadrave kosovare, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) nuk do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në këtë fundjavë. Drejtuesit e të tri klubeve të lartpërmendura në prani edhe të zyrtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot kanë arritur marrëveshje për orarin e mëposhtëm të zhvillimit të takimeve të kësaj xhiroje.
Superliga e Kosovës
Xhiroja e V-të
E diel
Kerasan Prishtina – Sigal Prishtina 17:00
Peja – Golden Eagle Ylli 20 Tetor
Trepça – Bashkimi 4 nëntor
Sigal Prishtina – Peja 7 nëntor (ndeshje e mbetur e xhiros së IV-të)