Klinika e sotme e organizuar nga FBK-ja në bashkëpunim me ligën ballkanike, BIBL, kaloi në mënyrë më të mirë.
Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, bëri hapjen e klinikës për gjyqtarë, vëzhgues dhe trajnerë të Kosovës sot të organizuar në hotel Sirius nga FBK-ja dhe BIBL, derisa pas mirëseardhjes i këshilloi të gjithë që basketbolli të kalojë në mënyrë sa më sportive dhe miqësore mes skuadrave dhe zyrtarëve.
Të njëjtën gjë e potencoi edhe drejtori sportiv i BIBL, Shay Shtriks, ku theksoi:
"Trajnerët dhe referët duhet të respektojnë njëri-tjetrin. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e lehtë se si do të mund të përparojë basketbolli kosovar. Kështu veprohet çdokund," ka thënë mes tjerash Shtriks në klinikën e sotme me mbajtur në hotelin Sirius të organizuar nga FBK-ja dhe BIBL.
Më pas kanë vazhduar seminaret për referët dhe trajnerë.
Giorgi Piperkov dhe Zoran Sutulovic kanë mbajtur ligjeratën e tyre duke treguar gabimet në referim dhe mënyrat se si të përmirësohen ato, të projektuara këto me video inçizime nga ndeshjet e ndryshme në gjithë botën.
E Boris Kurtovic, në ligjeratën e tij për trajnerë ka treguar përvojën e tij me reprezentacionin e të rinjëve të Kroacisë ku ka potencuar 75 ditëshin e përgatitjeve intensive para kampionatit botëror si dhe akomodimin 10 ditësh në Zelandë të Re, vetëm e vetëm për t'iu rregulluar orari i gjumit të basketbollistëve, që ka rezultuar me suksesin e tij të arritjes në gjysmëfinale të këtij kampionati me të rinjtë e Kroacisë.