FBK-ja në bashkëpunim me BIBL ka organizuar me sukses klinikën e radhës për gjyqtarë dhe vëzhgues të Kosovës. Klinika që u mbajt në Hotelin Swiss Diamond kaloi me interesim të madh të akterëve në te.
Ligjëruesit Shay Shtriks dhe Kamen Toshev kanë ligjeruar për rregullat e lojës së basketbollit me theks te: ajo e vertikales dhe gabimi me qëllim i lojtarit.
Pjesëmarrësit në këtë klinikë kanë qenë në numër të madh që ka treguar interesimin e madh të tyre për klinika të llojit të tillë. Derisa Federata e Basketbollit të Kosovës edhe në të ardhmen do të organizojë klinika për aftësimin sa më të mirë të gjyqtarëve dhe vëzhguesëve.