Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Klubet e mirëpresin formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit nga FBK

  • Klubet e mirëpresin formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit nga FBK
  • Klubet e mirëpresin formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit nga FBK
1 Nëntor 2019

Në vazhdën e takimeve me Grupet e Interesit për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), numri një i FBK-së, Arben Fetahu sot e ka zhvilluar një Takim Pune me përfaqësuesit e klubeve të Superligës së Kosovës dhe disa nga njohësit e basketbollit kosovar.

Me këtë rast Kryetari Fetahu e ka bërë prezantimin e formimit të Qendrës Kombëtare të Basketbollit të FBK-së dhe Themelimin e Veprimtarisë së Akademive të Basketbollit.

Kryetari Fetahu i falënderoi të pranishmit për kohën që e kanë ndarë për të qenë të pranishëm në këtë takim, në të cilin ai i ka ftuar përfaqësuesit e klubeve për të dhënë edhe ata opinionin e tyre rreth projektit të ri dhe shumë të rëndësishëm për FBK-në.

Kryetari Fetahu i njoftoi të pranishmit për përgatitjet për formimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit dhe Themelimin e Veprimtarisë së Akademive të Basketbollit në Kosovë.

Kryetari Fetahu ndër të tjera ka thënë se prej vitit 2018, FBK është duke punuar në këtë projekt dhe se për të dhe FBK-në ka qenë shumë e rëndësishme të dëgjohen edhe opinionet e palëve të interesit siç janë veteranët e basketbollit dhe klubet, së bashku me njohësit e basketbollit kosovar.

Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së:

“Federata e Basketbollit të Kosovës e ka konsideruar përgjegjësi të saj mungesën e një qasjeje unike dhe miratimin e një doktrine të përgjithshme të basketbollit kosovar.

Si rrjedhojë, gjatë vitit 2018 ne i kemi identifikuar dhe i kemi përmbledhur problemet kryesore me të cilat përballet basketbolli kosovar dhe kemi kërkuar nga kryetari i Këshillit Profesional, Anton Krump që të përgatisë një dokument i cili do të përcaktojë parimet themelore të zhvillimit të basketbollit në Kosovë, duke u bazuar në rrethanat dhe gjendjen aktuale në vendin tonë dhe duke analizuar dhe absorbuar praktikat më të mira globale për zhvillimin e basketbollit nën ombrellën e federatave kombëtare, në veçanti të atyre të zbatuara nga federatat dhe vendet me demografi dhe nivel basketbolli të përafërt me vendin tonë”, ka thënë Fetahu.

Në anën tjetër përfaqësuesit e klubeve dhe njohësit e basketbollit kosovar të pranishëm në takim, e kanë mirëpritur këtë iniciativë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në implementimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm për FBK-në, por edhe për vet klubet.

Ndër të tjera të pranishmit kërkuan nga kryetari Fetahu:

 - Liga U14 (integrimi i djemve në Ligën U14 të vajzave, pra të bëhet ligë miks);

- Të ri-shqyrtohet rregulli për 20 minutat e obliguara për lojtarët e rinj për edicionin e ardhshëm;

- Mundësia e formimit të një Lige U20 / si ligë transizion e lojtarëve për në Superligë;

- Fokus në ngritjen e basketbollit parashkollor/basketbollit në çerdhe dhe parashkollor;