Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

KOK-u shpërbleu kontribuesit e zhvillimit të basketbollit kosovar

  • KOK-u shpërbleu kontribuesit e zhvillimit të basketbollit kosovar
  • KOK-u shpërbleu kontribuesit e zhvillimit të basketbollit kosovar
23 Tetor 2015

Të enjten mbrëma në ambientet e hotelit “Emerald” në Prishtinë, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar një gala mbrëmje për nder të njëvjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KOK).

Në këtë event kanë qenë të pranishëm fytyra eminente nga sfera të ndryshme të jetës në Kosovë, derisa KOK-u është përkujdesur që të nderojë me mirënjohje ata që ndër vite kanë kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e sportit kosovar, duke përfshirë këtu kontributin e jashtëzakonshëm në pavarësimin e sportit nga sistemi serbojugosllav, pastaj kontributin në zhvillimin e sportit nën okupim dhe për ndërkombëtarizimin e tij.

Në mesin e punëtorëve sportiv që janë nderuar nga KOK-u me mirënjohje ishin edhe ata të sportit të basketbollit, si i ndjeri Isuf Lumi, Valdet Spahija, Linda Shala, Behxhet Pacolli, Arben Krasniqi dhe Erolld Belegu.

I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së. Ai përvecse ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në periudhën 1992-1996 kur edhe ishte në krye të FBK-së, Lumi në vazhdimësi ka qenë pranë basketbollit, derisa disa vite pas luftës ka qenë sekretar i përgjithshëm, pozitë të cilën e ka mbajtur deri në momentin kur ka ndërruar jetë në prill të vitit 2010.

Valdet Spahija, ish-basketbollist, ish-trajner i Pejës dhe tani anëtar i Bordit të FBK-së është shpërblyer me mirënjohje nga KOK-u për periudhën 1996-2000. Gjatë kësaj periudhe, por edhe më pas Spahija gjithnjë ka qenë pranë basketbollit, duke gjetur mënyra të ndryshme për ta cuar përpara zhvillimin e tij.

Linda Shala, biznesmene e suksesshme, anëtare e Bordit të FBK-së, është nderuar nga KOK-u me mirënjohje për periudhën 2000-2004, kohë kjo kur me mjaft sukses e ka menaxhuar KB Trepcën, por njëkohësisht ka ndihmuar në avancimin e basketbollit dhe ndërkombëtarizimin e tij.

Behxhet Pacolli, biznismen i suksesshëm, ish-sponsor i Superligës së Kosovës dhe i KB Mabetex është shpërblyer me mirënjohje nga KOK-u për periudhën 2004-2008.

Arben Krasniqi, trajner dhe përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll (meshkujt) është nderuar me mirënjohje nga KOK-u për periudhën 2008-2012. Krasniqi vlerësohet si trajneri më i suksesshëm kosovar duke marr parasysh trofetë e fituar që nga paslufta me Prishtinën.

Erolld Belegu, kryetar i FBK-së është shpërblyer me mirënjohje nga KOK-u për periudhën 2012 e më tutje, për kontributin e dhënë në zhvillimin e basketbollit kosovar. Në krye të Belegut, FBK-ja ka përjetuar ndryshime të mëdha në aspektin pozitiv, duke u nisur nga menaxhimi i federatës në tërësi, por edhe nga bashkëpunimi i mirëfilltë FBK-klube, FBK-FIBA, FBK-Federata Ndërkombëtare. Me Belegun në krye FBK e ka përjetuar anëtarësimin në FIBA, pjesë e të cilës jemi që nga marsi i këtij viti.