Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kombëtarja kthehet në shtëpi me fitore

  • Kombëtarja kthehet në shtëpi me fitore
17 Gusht 2016

Sot, ekipi përfaqësues i Kosovës mundi seleksionin e lojtarëve të NCAA – Athletes in Action, me rezultat 88:81. Në këtë ndeshje, ekipi ynë u paraqit me njëmbëdhjetë lojtarë vendorë, dhjetë prej të cilëve u aktivizuan në lojë. Selektori Krasniqi vendosi të mos e aktivizojë në lojë Dardan Berishën, i cili mori në goditje dhe lëndim të lehtë dje në ndeshjen ndaj kundërshtarit më të fortë të këtij turneu – universitetit Kansas State.

Inkurajues është rikthimi i Mirza Ahmetbashiqit dhe aktivizimi i të gjithë lojtarëve tjerë, nga të cilët lojën më të mirë e tregoi Leonard Mekaj, i cili shënoi 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur për vetëm njëzetë minuta lojë, ndërsa pikë të dyfishta shënuan edhe Granit Rugova (18), Drilon Hajrizi (12), Yll Kaçaniku (11) dhe Gazmend Sinani (10).

Sonte, ekipi kombëtar do të kthehet në Prishtinë, për tu përgatitur për fazën e fundit të ndeshjeve testuese, kundër përfaqësueseve të Katarit dhe Qipros, më 23 dhe 24 gusht në Nikozi, para ndeshjes së parë kualifikuese kundër Sllovenisë, në Lubjanë më 31 gusht.