Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kombëtarja zbarkon në Tallinn, e gatshme për përballjen e së shtunës me Estoninë

  • Kombëtarja zbarkon në Tallinn, e gatshme për përballjen e së shtunës me Estoninë
5 Gusht 2016

Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar të premten në Tallinn të Estonisë ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Të parën do ta luaj sonte me dyer të mbyllura, derisa të dytën do ta zhvilloj të shtunën me fillim nga ora 18:00 dhe që është e hapur për shikues. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në SuperSport Kosova.

Drejtori i Kombëtares, Arben Fetahu ka bërë të ditur se skuadra jonë është e gatshme për sfidën e së shtunës.

“Pas një rrugëtimi të gjatë delegacioni ynë ka arritur në Tallinn, ku jemi vendosur dhe gjithçka është në rregull. Djemtë tanë do të jenë të gatshëm për takimin e së shtunës kundër Estonisë”.

Kjo do të jetë sprova e parë për të përzgjedhurit e Arben Krasniqit, të cilët janë në vlugun e përgatitjeve për kualifikimet për Eurobasket 2017.

Pas kthimit nga Tallinn-i, Kombëtarja do të qëndroj për pak kohë në Prishtinë dhe më pas do të udhëtojë për në Como të Italisë ku brenda gjashtë ditëve do të luaj 5 ndeshje miqësore me skuadra të kolegjeve amerikane. Krejt në fund ekipi përfaqësues i Kosovës do të zhvilloj edhe dy miqësore të tjera, njërën me Qipron dhe tjetrën me Katarin, që të dyja këto në Qipro.

Ndërkaq Kosova do të bëjë gara në Grupin E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kombëtarja jonë do ta luaj si mysafire në Lubjanë kundër Sllovenisë më 31 gusht.