Shoqata e Gjyqtarëve e Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 tetor, analizoi rrjedhjen e deritanishme të kampionatit të Kosovës në Basketboll si pozitive.
Ndërkaq që dënoi rëndë sulmin fizik të anëtarit të sajë, gjyqtarit, Dren Pudarolli, i cili u sulmua fizikisht nga Kryetari i KB Besa, Arbër Elshani, në takimin e juniorëve në mes KB Besa dhe KB Peja.
SHGJFBK kërkon dënimin meritor për Elshanin, ndërkaq e inkurajon Pudarollin që të vazhdoi me ndarjen e drejtësisë siç ka bërë deri më tani. Në përjashtim të këtij incidenti që shpresojmë të jetë i izoluar, pjesa tjetër e garave kishte mbarëvajtje të mira duke pasur kushte të krijuara për ndarjen e drejtësisë.