Me anë të kësaj komunikate informojmë që ish anëtarët e SHGJFBK-së, Alban Vula dhe Fisnik Ramadani, e kanë rifituar statusin e anëtarit pasiv të SHGJFBK-së, pas plotësimit të kushteve të kërkuara nga bordi i SHGJFBK. Që të dy i kanë kërkuar falje publike Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe SHGJFBK dhe i kanë tërhequr publikisht të gjitha deklaratat e dhëna më parë të cilat kanë mundur të rrezikojnë imazhin e FBK dhe SHGJFBK.
Me këtë rast ata do të mund t’i nënshtrohen testit teorik dhe bip-testit, i cili do të mbahet më 12 përkatësisht 13 shtator 2015, e të cilët në qoftë se do të kenë sukses do ta fitojnë statusin e anëtarit aktiv në SHGJFBK dhe do t’i propozohen Bordit të FBK për t’i futur në listat e të deleguarve.
SHGJFBK përshëndet veprimin e tyre, dhe presim që gjëra të tilla më të mos përsëriten, por gjyqtari të përqendrohet vetëm në kryerjen e detyrës së tij, për çka edhe është i thirrur. SHGJFBK është e vendosur që të mos lejojë akuza të pabaza dhe shantazh nga askush e aq më pakë nga anëtarët e sajë.
Më poshtë mund t’i gjeni deklaratat e të apostrofuarve më lartë.
Alban Vula: Te nderuar, Unë Alban Vula i drejtohen SHGJFBK-se dhe FBK-se në lidhje me sqarimin / kërkim falje në lidhje me deklarata e dhëna nga ana ime në Gazetat e Përditshme si dhe Portalet e ndryshme mediale. Me bindje të plotë shprehem se në deklarata e dhëna , nuk ka qenë qëllimi i ofendimit apo degradimit te asnjë individi që është pjesë e SHGJFBK-se apo FBK-se , si dhe asnjëherë nuk kam përmendur emra apo veçuar dikë personalisht ne lidhje me këtë çështje. Nëse dikush është ndier i fyer apo degraduar nga deklarata e dhëna nga ana ime , unë personalisht distancohem nga ato deklarata dhe ju garantoj që qëllimi nuk ka qenë i tillë.
Si do qe te jetë duke pasur parasysh qe jam pjesë e SHGJFBK-se qe nga viti 2003 si gjyqtare aktive , dhe duke pare qe ende mundem te jap kontribut shumëvjeçare dhe pozitiv si gjyqtar dhe si koleg duke bartur përvojën time tek koleget e rinj, për hir të bashkëpunimit dhe frymës sportive e cila gjithmonë duhet te mbizotëroj , unë i përgjigjem kushtit te SHGJFBK-se për kërkim falje , duke shpresuar dhe duke qenë i bindur se kësi lloje te keqkuptime te mos ketë në të ardhmen.
Fisnik Ramadani: Kërkoj nga SHGJBFK, në bazë të vendimit të mbledhjes së Shoqatës, mbajtur me datë 13.08.2015, pika e 4 -të, të më mundësohet rikthimi, si anëtar dhe gjyqtar aktiv.
Tërheqja ime nuk ka pasur qëllim ofendimi ndaj institucionit të FBK-së dhe as personal ndaj askujt, por kryekëput ka qenë shprehje e pakënaqësisë ndaj tretmanit tim si gjyqtar por mbi te gjitha nëse dikush oshte ofenduar nga deklaratat e mia - i kërkoj falje.