FIBA Evropa e ka konfirmuar pjesëmarrjen e 80 talentëve të jashtëzakonshëm për projektin inovativ "Time-Out".
Projekti unik, që ka në shënjestër lojtarët që janë pensionuar së fundi nga basketbolli dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në sport jashtë fushës, përbëhet nga një listë impresive, me emra të nderuar, duke përfshirë këtu kampion olimpik, evropian dhe në nivel të klubeve.
Ndër emrat që spikasin në listën pjesëmarrëse janë Bostjan Nachbar, Ann Wauters, Jiri Welsch, Maria Stepanova dhe Nevriye Yilmaz.
"Kalibri i pjesëmarrëse e thekson madhësinë e këtij projekti, i cili është ndër më të rëndësishmit të cilin FIBA Evropa e ka ndërmarrë për të ndihmuar lojtarët pas përfundimit të karrierës së tyre aktive", ka komentuar drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.
"Unë jam i bindur se pjesëmarrësit do të tregojnë të njëjtën aftësi dhe profesionalizëm për të përcaktuar karrierën e tyre, pasi ata tani do ta marrin një tjetër hap të madh në jetën e tyre", ka shtuar Novak.
"Time Out" është një projekt, i cili fokusohet në integrimin e lojtarëve që e kanë përfunduar karrierën aktive dhe tani duhet të futen në tregun e punës, duke treguar kështu rëndësinë e të menduarit në atë se çfarë i pret këtë njerëz në jetën që vjen pas sportit.
Ndërkaq Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në këtë program e ka propozuar Elvira Dushkun, ish-basketbolliste e Universitetit të Prishtinës, fituese e dhjetra trofeve në Kosovë, tani në rolin e ushtrueses së detyrës së Sekretares së Përgjithshme dhe Ard Islamin, ish-basketbollist i të gjitha gjeneratave të Prishtinës, si dhe së fundi ka luajtur për ekipin e RTV21. Islami është i punësuar në FBK në rolin e zyrtarit të financave.
Dushku dhe Islami i kanë kryer me sukses intervistat me zyrtarët e FIBA-s dhe i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga FIBA për këtë program, i cili do të filloj në muajin qershor dhe do të përfundoj në gusht të vitit të ardhshëm.
Me bashkë-financim nga Erasmus +, program ky i Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Universitetin Northumbria në Newcastle, Britani të Madhe, pjesëmarrësit do të punojnë në drejtim të fitimit të diplomës master në administratë, duke filluar nga java e fundit e FIBA EuroBasket Women 2017 në Pragë (23-25 qershor) dhe për të përfunduar në gusht të vitit 2018 në Budapest të Hungarisë.
LISTA:
AND David Eudal KOS Ard Islami
AND Paco Vazquez LAT Kaspars Cipruss
AUT Nina Suritsch LAT Anete Jekabsone-Zogota
AUT Fabricio Vay LTU Povilas Butkevicius
BEL Guy Muya LTU Gintaras Leonavicius
BEL Ann Wauters LUX Nadia Mossong
BUL Gergana Branzova Erdenay MDA Eugeniu Pogorelov
BUL Vassil Evtimov MDA Eugeniu Postolache
BUL Daniela Peteva MNE Jelena Dubljevic
BUL Filip Aleksandrov Videnov NED Naomi Halman
CRO Iva Brkic (nee Ciglar) NED Hein Gerd Triemstra
CRO Ana Lelas POL Katarzyna Dydek
CRO Sandro Nicevic POL Michal Ignerski
CRO Rok Stipcevic POR Elvis Evora
CYP Aristides Koronides POR Nuno Perdigao
CZE Pavel Pumprla POR Sofia Ramalho
CZE Michaela Uhrova ROU Gabriela Marginean
CZE Jiri Welsch ROU Vlad Moldoveanu
ENG Julie Page ROU Florina Pascalau
ENG Andrew Sullivan RUS Nikita Morgunov
EST Mailis Pokk RUS Maria Stepanova
EST Janar Soo SCO Kieron Achara
FIN Ville Kaunisto SRB Natasa Kovacevic
FIN Tiina Sten SRB Jovana Vukoje
FRA Eduouard Choquet SLO Maja Erkic
FRA Makan Dioumassi SLO Bostjan Nachbar
FRA Ilian Evtimov ESP Jaume Comas
FRA Isabelle Yacoubou ESP Cindy Lima
GBR Rachael Vanderwal SVK Romana Vynuchalova
GRE Katerina Sotiriou SWE Anna Barthold
HUN Simon Balazs SWE Kenneth Grant
HUN Gabor Denes SWE Andrew Pleick
HUN Katalin Honti SUI Nicolas Dos Santos
IRL Meagen Hoffman SUI Karen Twehues
IRL Colin O'Reilly TUR Yasemin Horasan
ISR Liron Cohen TUR Kerem Tunceri
ISR Meir Tapiro TUR Nevriye Yilmaz
ITA Robert Fultz UKR Stanislav Medvedenko
ITA Raffaella Masciadri WAL Stefanie Collins
KOS Elvira Dushku WAL James Dawe