Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Konkurs për Wild Card për Ligën e Parë të Meshkujve

  • Konkurs për Wild Card për Ligën e Parë të Meshkujve
1 Tetor 2020

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), duke u bazuar në nenin 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim shpall:

KONKURS

Për përmbushjen e një vendi vakant në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2020/21 nëpërmjet Wild Card.

Kushtet për një klub për të konkurruar për Wild Card, sipas nenit 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim janë:

 Klubet e interesuara duhet të paraqesin kandidaturën e tyre në email adresën sekretari@basketbolli.com

Afati për shprehje interesi për të gjithë klubet është deri më 03.10.2020 (e shtunë) në ora 12:00.

1. Të ketë garuar në edicionin 2019/20 në garat e FBK-së dhe ti ketë përmbushur të gjitha obligimet ndaj FBK-së;

2. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me terren të basketbollit sipas dimensioneve dhe rregullave të FIBA-s;

3. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me pajisjet teknike për mbajtjen e rezultatit të ndeshjes, kohës, kohës së aksionit (posedimit të topit) dhe gabimeve personale sipas standardeve të FIBA-s, si dhe pajisje me LED ndriçimin për skadimin e 24 sekondave; 

4. Të ketë të licencuar mbajtësin e DSS, të ketë të licencuar lojtarët/stafin në platformën online dhe që të ofrojë kushtet optimale për mbajtësit e statistikave;

5. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me kosha të basketbollit me tabela dhe rrjeta sipas propozicioneve të FBK-së dhe rregullave të FIBA-s;

6. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me zhveshtore për dy ekipe, një zhveshtore për personat zyrtarë, një hapësirë të klubit me zyrë, të pajisur me telefon, internet dhe kompjuter;

7. Të ketë nën kontratë së paku 2 trajnerë të licencuar;

8. Të ketë në dispozicion së paku 1 person të autorizuar mjekësor;

9. Të ketë në dispozicion së paku një zyrtar - komesar për siguri;

10. Të ketë të licencuar së paku një përfaqësues zyrtar në FBK;

11. Të ketë internet dhe të mundësojë qasje në internet në dhe afër tavolinës zyrtare;

12. Të ketë hapësirë për konferenca për shtyp dhe tu mundësojë gazetarëve punë komode në ndeshjet e veta.

Klubet e interesuara duhet të paraqesin kandidaturën e tyre në email adresën sekretari@basketbolli.com

Afati për shprehje interesi për të gjithë klubet është deri më 03.10.2020 (e shtunë) në ora 12:00.