Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova e bronztë në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C

  • Kosova e bronztë në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C
15 Korrik 2016

Përfaqësuesja U-18  e Kosovës në konkurrencën e meshkujve të premten e ka mposhtur bindshëm San Marinon me rezultat 100:57 (30:10, 24:17, 21:17, 25:13).

Me këtë fitore ndaj nikoqirit, djelmoshat tanë janë stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që është zhvilluar në San Marino prej 8 deri më 15 korrik.

Më efikasi në radhët e ekipit të drejtuar nga trajneri Dritëro Sefaja ishte Gent Shala me 15 pikë, 18 kërcime e 2 asistime.

Kosova në start të kësaj gare pati triumfuar edhe një herë kundër San Marinos, kurse më pas të njëjtën gjë e ka bërë edhe ndaj Uellsit, Maltës dhe Moldavisë, derisa në gjysmëfinale është ndalur nga Azerbajxhani.