Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova e gatshme dhe shumë e motivuar për duelin me Estoninë

  • Kosova e gatshme dhe shumë e motivuar për duelin me Estoninë
8 Gusht 2017

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot pasdite e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tallin, një ditë para ndeshjes kundër Estonisë në kuadër të Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019".

Kosova të mërkurën me fillim nga ora 17:30 (me orën e Kosovës) është mysafire e Estonisë, kurse menjëherë më 12 gusht udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë, dhe krejt në fund më 19 gusht e pret Estoninë në shtëpi.

Të mërkurën e 3 gushtit Kosova triumfoi ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë të Grupit C, para më shumë se 2000 shikuesve që ishin të pranishëm në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Takimi ka përfunduar me rezultat 72:68 në favor të “Dardanëve”.

Në anën tjetër edhe Estonia e ka nisur me fitore këtë fazë të parakualifikimeve, pasi ditë më parë e ka mposhtur si mysafire Maqedoninë.

Para ndeshjes të së mërkurës, përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kapiteni i Përfaqësueses, Dardan Berisha kanë deklaruar se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, në të cilën hyjnë për të treguar lojë sa më të mirë, e cila edhe do t’ua sjell rezultatin pozitiv. Edhe Greenberg edhe Berisha e kanë vlerësuar lartë kundërshtarin dhe lojën e tyre, që e shfaqën në duel me maqedonasit.

Brad Greenberg, përzgjedhës i Kosovës:

"Estonia është skuadër mjaft mirë e komponuar, luajnë shumë mirë me njëri-tjetrin, pra janë të fortë në lojën ekipore. Janë mjaft efikas në sulm, dhe në mbrojtje funksionojnë shumë mirë.

Të gjitha këto gjëra pozitive të Estonisë ne na shtyjnë që të përgatitemi sa më mirë në të gjitha aspektet dhe të hyjmë fushë për të luajtur mirë, në mënyrë që rezultati pozitiv në fund të mos na mungojë".

Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës:

"Fitorja ndaj Maqedonisë na ka motivuar shumë, por tani e kemi harruar atë pjesë, dhe po mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Estonisë, sepse duam të vazhdojmë me ecurinë pozitive në këtë garë. Kemi punuar gjatë tërë javës dhe jemi fokusuar në ato pjesë ku kemi pas nevojë, andaj në ndeshjen e së mërkurës besojmë se do të jemi më se të gatshëm të përballemi me Estoninë, skuadër kjo shumë e fortë, që edhe e dëshmoi ndaj Maqedonisë".

Duhet theksuar se dy skuadrat e para do të arrijnë të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor.

Të tri ndeshjet e radhës të Përfaqësueses sonë do të transmetohen drejtpërdrejtë në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).