Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova e katërmbëdhjeta

  • Kosova e katërmbëdhjeta
19 Korrik 2015

Kosova pësoi humbje edhe në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet në Hungari. Në ndeshjen e shtatë brenda dhjetë ditësh, reprezentacioni  i Kosovës nuk ishte fizikisht i gatshëm të përballet me Zvicrën. Që nga minutat e parë kur pas një serie 7:0, Zvicra krijoi epërsi 9:2, u pa se Kosova do të ketë probleme serioze në vazhdim. Në çerekun e parë Kosova pati 4 kërcime, kurse Zvicra 17 dhe e përfundoi këtë dhjetëminutësh me epërsi 25:18. Aty e tutje kthimi ishte shumë i vështirë, kurse seria 11:0 e Zvicrës në çerekun e tretë i mundësoi helvetikëve 20 pikë epërsi, të mjaftueshme për finish komod të ndeshjes. Zvicra fitoi 81:59 dhe morri vendin e 13-të në renditjen përfundimtare në këtë kampionat. Evropiani U20 përfundon me ceremoninë përmbyllëse që zhvillohet pas finales ndërmjet Suedisë dhe Finlandës që fillon në ora 20:15.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha, i cili është pjesë e delegacionit të Kosovës U20 në Hungari në këtë mënyrë e ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës tonë në këtë garë:Kampionati Evropian si pjesëmarrje dhe përfaqësim është sukses i madh për FBK-në. Ne jemi vlerësuar me nota pozitive deri më tash nga organizatorët dhe nuk kemi pasur vërejtje serioze nga njerëzit e FIBA-s, nuk kemi pasur dënime për sjellje josportive në fushë e as probleme me sjellje jashtë fushës. Nëse shkon si duhet edhe ceremonia përmbyllëse, vlerësoj se me sukses jemi përfaqësuar në këtë Evropian. Sa i përket pjesës sportive, mendoj se edhe lojtarët edhe trajnerët e kanë pasur rastin të përfitojnë shumë nga ky kampionat dhe jo të gjithë e kanë shfrytëzuar këtë rast njëjtë. Duke mos dashur të lëshohem në detaje, do të them vetëm se 7 ndeshje për 10 ditë janë tempo vrasës për lojtarët e klubeve të Kosovës dhe ky është aspekti primar i asaj që duhet kushtuar vëmendje kur të kthehemi”.