Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova e mposhti Shqipërinë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B

  • Kosova e mposhti Shqipërinë në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B
16 Korrik 2016

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të shtunën e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, duke e mposhtur Shqipërinë me rezultat 62:55 (15:14, 14:16, 15:13, 18:12).

Përballja në mes këtyre dy skuadrave ishte e baraspeshuar prej fillimit të takimit, derisa në dhjetëminutëshin e fundit Kosova ia doli që me mençuri ta ruaj epërsinë, e cila edhe në fund ia solli triumfin e parë në këtë garë.

Më efikasi në radhët e skuadrës sonë ishte Blendi Kadusha me 17 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, kurse te kundërshtari me lojë të mirë u dallua Dod Lekndrekaj me 18 pikë e 8 kërcime.

Një ditë më parë Përfaqësuesja jonë ishte mposhtur nga Holanda, kurse Shqipëria nga Britania e Madhe.

Ndërkaq të dielën Kosova do të takohet me Britaninë e Madhe. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 11:00.

Kampionati Evropian U-20, Divizioni B është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.