Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova krejt në fund pësoi disfatë nga Maqedonia

  • Kosova krejt në fund pësoi disfatë nga Maqedonia
19 Shtator 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Maqedonia me rezultat 73:76 në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket Cup 2021.

Atmosfera në palestrën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte fantastike, ku të pranishëm ishin rreth 3000 shikues, të cilët për asnjë çast nuk rreshtën së përkrahuri djelmoshat tanë.

Përfaqësuesja jonë nuk e ka nisur mirë ndeshjen, por pas minutave të parë deri diku u konsolidua dhe çereku i parë përfundoi me shifrat 16:20.

Dhjetëminutëshi i dytë ishte edhe më i barabartë dhe kjo pjesëlojë u mbyll me rezultat 13:14, për të shkuar në pushim me epërsinë e maqedonasve 34:29.

Në çerekun e tretë Kosova ishte skuadër më e mirë dhe e mbylli me 20:14, duke paralajmëruar përfundim “të nxehtë”, që në fakt edhe ndodhi.

Kur kishin mbetur vetëm 7 sekonda para fundit dhe rezultati ishte 74:71 për mysafirët, Dardan Berisha e pati të drejtën e tri gjuajtjeve të lira, prej të cilave shënoi dy herë.

Në fund, Vojdan Stojanovski shënoi edhe dy herë nga gjuajtjet e lira dhe i siguroi fitoren kombëtares maqedonase.

Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi te Kosova, Erjon Kastrati i shënoi 15, Scott Bamforth 12 e Lis Shoshi 10 sosh.

Në anën tjetër në radhët e Maqedonisë, ish-basketbollisti i Prishtinës, Bojan Trajkovski ishte më i dalluari me 17 pikë, kurse Damjan Stojanovski ka shtuar 15 pikë.

Kosova ndeshjet e radhës në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do t’i luaj më 29 nëntor dhe 2 dhjetor.

Më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë, kurse më 2 dhjetor me Maqedoninë, derisa më 24 shkurt 2018 e pret Rumaninë në shtëpi.