Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019” në mesin e 32 kombëtareve të tjera që janë pjesë e kësaj gare madhështore.
Kosova të shtunën në një atmosferë impresionuese e ka mposhtur Estoninë në një ndeshje triller me rezultat 75:69.
Tani Përfaqësuesja e jonë duhet të pres shortin e së mërkurës së ardhshme që do të mbahet në Munih të Gjermanisë për të mësuar grupin dhe emrat e kundërshtarëve të ardhshëm.
Ndërkaq sa i përket ndeshjes së sotme ajo ishte storie në vete. Djelmoshat tanë luftuan deri në atomin e fundit dhe kështu bënë që në fund fitorja të mbetet në Kosovë dhe të shkruajnë historinë në basketbollin kosovar.
E nga kapiteni Dardan Berisha, Përfaqësuesja jonë në pjesën e parë ndonëse ishte në disavantazh me rezultat 38:35 në 20 minutat e fundit bëri të pamundurën dhe u kthye në rezultat për të fituar krejt në fund me 6 pikë dallim.
Ndeshja ishte e baraspeshuar prej fillimit deri në fund, derisa Estonia udhëhoqi në pjesën e parë, në cerekun e tretë Kosova së pari doli në avantazh dhe më pas herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, derisa krejt në fund trileri i takoi Përfaqësueses sonë.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falenderon të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në palestër, dhe ata që e pëkrahën Përfaqësuesen tonë nëpërmjet ekranit televiziv.