Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Jeton Nixha, kanë qenë pjesëmarrës sot në mbledhjen e Bordit të BIBL, të mbajtur në Sofje.
Pasi që Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e re e ligës ballkanike, ku u konfirmua Vllaznia si pjesëmarrëse e re, është marrë edhe në shqyrtim kërkesa e Federatës së Kazakistanit.
Kosova do të prezentohet me dy skuadra në stinorin e ardhshëm, derisa edhe një skuadër juniore do të merr pjesë në ligën juniore ballkanike që pritet të fillojë për herë të parë stinorin që vjen.
Afati i fundit për paraqitjen e skuadrave nga Federatat pjesëmarrëse është 10 qershori i këtij viti.
Sa i përket ligës së juniorëve aty do të marrin pjesë meshkujt e lindur pas 1 janarit të vitit 1997.