Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova me sukses e nis fazën e dytë të Evropianit

  • Kosova me sukses e nis fazën e dytë të Evropianit
15 Korrik 2015

Reprezentacioni i Kosovës më sukses e ka nisur fazën e dytë të Kampionatit Evropian U20 Divizioni B. Kosova shënoi fitore ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të Grupit G dhe tani ka dy fitore dhe një humbje në këtë grup.

Kosova në ndeshje me Rumaninë tregoi basketboll më të mirë që nga fillimi i ndeshjës edhe pse pas epërsisë 11:6 të krijuar pas 5 minutave pati një rënie në lojë të shkaktuar nga dy topa të humbur dhe kjo bëri që cereku i parë të përfundojë 16:16.

Në cerekun e dytë Kosova pati një seri 9:0 dhe i mundësoi të shkëputet në epërsi që më pas doli të jetë vendimtare për epilogun e ndeshjes. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 42:32 dhe instruksionet e trajnerit Ilir Selmani ishin që të ruhet epërsia dhe të menaxhohet loja pa presion në pjesën e dytë.

Përderisa në cerekun e tretë u humbën 5 topa për 8 minuta, djelmoshat tanë në cerekun e fundit të ndeshjes treguan basketboll shumë më cilësor se kundërshtarët dhe në fund ngadhenjyen me 12 pikë diferencë 81:69.

Samir Zekiqi shënoi 21 pikë ndonëse pa e marrë asnjë kërcim për 35 minuta, kurse Arian Memeti dhe Leonard Mekaj që luajtën nga 40 minuta secili patën 'double-double' secili – 15 pikë e 12 kërcime për Memetin dhe 20 pikë e 10 asistime për Mekajn.

Kosova në vazhdim i ka dy ditë të lira dhe më pas luan me Austrinë. Nga takimi me Austrinë dhe takimi i Austrisë me Portugalinë varet nëse Kosova do të luajë për vend të nëntë, të njëmbëdhjetë ose të trembëdhjetë në Evropian.