15 Gusht 2016
Kosova është mposhtur nga Ukraina me rezultat 70:56 (18:9, 17:14, 20:20, 15:13) të hënën në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B, Grupi C që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Kosova deri më tani e ka regjistruar një fitore, duke e mposhtur Norvegjinë, ndërsa është mundur nga Sllovenia, Rumania dhe së fundi nga Ukraina.
Duelin e radhës Përfaqësuesja jonë do ta zhvilloj të martën kundër Austrisë me fillim nga ora 19:30.