Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova mposhtet në shtëpi nga Rumania

  • Kosova mposhtet në shtëpi nga Rumania
25 Shkurt 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të dielën mbrëma në prani të rreth 3000 shikuesve në palestrën e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka pësuar disfatë nga Rumania me rezultat 79:75 (14:21, 25:17, 17:23, 23:14).

Fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua në minutat e fundit të takimit, derisa rivalitet i madh ka mbizotëruar ndërmjet dy skuadrave prej minutës së parë e deri në atë të fundit.

Duhet theksuar se në minutat e fundit Përfaqësuesja jonë luajti pa kapitenin Dardan Berisha që u përjashtua nga loja.

Më efikasit te Kosova ishin Dardan Berisha me me 22 pikë, Erjon Kastrati me 20 dhe Lis Shoshi me 11 pikë.

Në anën tjetër te Rumania më të dalluarit ishin Giordan Watson me 23 pikë, Emanuel Cate me 14 dhe Bobe Nicolescu me 11 pikë.

Kjo ndeshje i ka takuar raundit të dytë të Grupit B të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Në kuadër të këtij raundi Kosova në katër ndeshje ka regjistruar po aq humbje, dy si nikoqir dhe dy si mysafir.

Kosova e ka edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet për Eurobasket 2021, në ndeshjet e verës që do të luhen prej 3 deri më 21 gusht.