Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova mposhtet nga Austria

  • Kosova mposhtet nga Austria
18 Korrik 2015

Reprezentacioni U20 i Kosovës u mposht nga Austria në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të garave në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet në Hungari. Kosova zhvilloi ndeshjen e vet më të dobët në këtë kampionat në sulm, duke mos shënuar asnjëherë nga 10 tentime për treshe dhe duke huq 6 nga 18 gjuajtjet e lira. Sidoqoftë, angazhimi në mbrojtje dhe mungesa e dy lojtarëve tek reprezentacioni austriak, bëri që Kosova të hyjë në minutën e fundit me mundësi për fitore. Megjithatë, saktësia e austriakëve dhe një top i pestë i humbur i Leonard Mekajt e pamundësuan të tentohet për kohën shtesë. Kështu Kosova do të përfundojë e treta në grup, në saje të koshdallimit në duele direkte me Gjeorgjinë dhe me Austrinë. Kosova nesër do të luajë ndeshjen për vend të 13/14-të. Kundërshtar i Kosovës do të jetë Zvicra. 

Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kosovës U-20, Ilir Selmani ka deklaruar: “Mendoj se kemi dështuar në aspekte themelore të lojës. Në ofensivë kjo ka qenë ndeshja jonë më e dobët dhe për këtë nuk ka shpjegim racional, sepse mbrojtja e austriakëve nuk ishte e ndonjë niveli të lartë. Sidoqoftë shpresoj që kundër Zvicrës në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për plasman do të fitojmë dhe do të përshëndetemi me nder nga kampionati”.