Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova mposhtet nga Ukraina

  • Kosova mposhtet nga Ukraina
3 Shtator 2016

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është mposhtur të shtunën mbrëma nga Ukraina me rezultat 70:63 (17:17, 17:15, 18:20, 11:18) në palestrën "Minatori" të Mitrovicës në prani të rreth 2000 shikuesve. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së dytë të kualifikimeve për Eurobasket 2017, ndërsa organizimi i përgatitur nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe atmosfera e krijuar para dhe gjatë ndeshjes kanë qenë në nivelin e dëshiruar.

Kosova e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ku pikët e para të takimit i shënoi ylli i Barcelona-s, Justin Doellman. Ukrainasit në anën tjetër u kundërpërgjigjen shpejtë dhe kështu u zhvillua një luftë e barabartë deri në përfundim të cerekut të parë i cili u përmbyll me shifrat 17:17. Edhe në cerekun e dytë të dyja ekipet vazhduan me të njëjtin ritëm ku herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34:32. Në cerekun e tretë ekipet hyn furishëm dhe luftuan për cdo derisa mysafirët këtë cerek e përmbyllën në favor të tyre 20:18. Ndërkaq deri në pesë minutat e fundit të cerekut të katërt Kosova u mbajt mjaft mirë, por më pas në pah doli përvoja e ukrainasve të cilët falë kërcimeve nën kosh por edhe mbrojtjes së fortë në këta minuta ia dolën që ta fitojnë ndeshjen.

Më efikasi te Kosova ishte Justin Doellman me 20 pikë, kurse te Ukraina, Maksym Korniienko.

Në konferencën për media të organizuar pas takimit, akterët e ndeshjes kanë deklaruar:

Arben Krasniqi, përzgjedhës i Kosovës

Mendoj që për dallim nga ndeshja kundër Sllovenisë kundër Ukrainës kemi treguar fytyrë krejt tjetër. Besoj se kemi pasur një shfaqje shumë të mirë kundër një kundërshtari shumë të fortë sic është Ukraina. E rëndësishme është që lojtarët kanë treguar zemër të madhe, kanë luajtur lojë ekipore dhe kanë luftuar për cdo top. Ne ende jemi duke mësuar, sepse kjo është hera e parë që po luajmë në një nivel të tillë, duhet të përmirësohemi në vazhdimësi, i kemi edhe katër ndeshje dhe besojmë se do të bëjmë cdo herë e më mirë.

Yll Kacaniku, basketbollist i Kombëtares së Kosovës

Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje dhe dëshmia më e mirë ështe se ne luajtëm shumë më mirë se ndaj Sllovenisë. Tani na mbetet të ulemi dhe ta analizojmë ndeshjen, posacërisht pesë minutat e fundit, në mënyrë që mos të na ndodh një rënie e tillë e lojës në castet vendimtare. Unë besoj se do të tregojmë lojëra edhe më të mira sidomos ato që i luajmë brenda para një publiku të mrekullueshëm si ky që ishte në "Minatori".

Fisnik Rugova, basketbollist i Kombëtares së Kosovës

Ishte kjo një ndeshje shumë e fortë, kemi luajtur mirë, por fatkeqësisht nuk fituam. Duhet të vazhdojmë të besojmë bë kualifikim për më tutje, andaj do të luajmë më mirë në duelet e radhës.

Ievgen Murzin, trajner i Ukrainës

Ne e kemi analizuar lojën e Kosovës do të thotë kemi pasur njohuri për këtë ekip, e kemi ditur se liderë të ekipit janë dy lojtarë cilësorë, Justin Doellman dhe Dardan Berisha. Kosova na i ka vëshirësuar mjaft shumë gjërat në parket, por ne ia dolëm që me sukses ta përmbyllim edhe këtë ndeshje. Vecanarisht jemi shumë të lumtur që kemi fituar para një publiku shumë të zjarrtë si ky në këtë palestër dhe kjo e bënë fitoren edhe më të ëmbël.

Maksym Korniienko, basketbollist i Ukrainës

Mendoj se kemi luajtur shumë mirë. Celësi i fitores sonë janë kërcimet nën kosh si dhe mbrojtja e fortë në cerekun e fundit.

Duhet theksuar se ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Kosova do ta luaj të mërkurën në Sofje kundër Bullgarisë.