Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mundur nga Britania e Madhe me rezultat 63:71 në kuadër të para kualifikimeve për Eurobasket 2021.
Përkundër se nuk mungoi angazhimi te basketbollistët e Kosovës, Britania e Madhe në fund shënoi fitoren e parë, derisa kjo ishte humbja e dytë për “Dardanët”.
Drilon Hajrizi shënoi 17 pikë, derisa Mikaile Tmusiq realizoi 11, kurse te Britania e Madhe u dallua Gabriel Olasen me 15 pikë dhe 13 kërcime.
Pjesë e këtij grupi është edhe Luksemburgu, që do të përballet me Britaninë e Madhe më 10 gusht, derisa Kosova më 14 gusht e pret Luksemburgun.
Në këtë takim kishte shumë mysafirë special, ndër ta edhe presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel.