Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova mundet pas vazhdimeve, përfundon turneu në Maqedoninë Veriore

  • Kosova mundet pas vazhdimeve, përfundon turneu në Maqedoninë Veriore
  • Kosova mundet pas vazhdimeve, përfundon turneu në Maqedoninë Veriore
22 Shtator 2019

Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve ka zhvilluar një shumë të mirë përballë Maqedonisë Veriore U15, por është mundur vetëm pas vazhdimeve 69:80 (17:16, 13:15, 18:11, 16:22, 5:16).

Dardanët e rinj treguan një lojë shumë të mirë dhe deri në fund ishin në epërsi, por në çerekun e fundit maqedonasit ishin më të mirë dhe barazuan rezultatin, ku në fund u zhvillua një lojë dramatike, derisa rezultati pas 40 minutash ishte 64:64. Sidoqoftë, në vazhdime më e mirë u tregua Maqedonia Veriore dhe fitoi 69:80.

Eliot Peci u dallua me 25 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa u ndihmua edhe nga Anes Gashi me 13 pikë e gjashtë kërcime, kurse Bardh Istrefi kishte dhjetë pikë e dhjetë kërcime.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën në turneun në Maqedoninë Veriore, ku kishte një fitore me Rumaninë, derisa pësoi nga Turqia dhe Bullgaria.

Edhe vashat e Kosovës U15 kanë marrë pjesë në këtë turne, ku në përballjen e fundit, që u zhvillua sot (e diel) janë mundur nga Maqedonia Veriore 22:59.