12 Gusht 2019
Kosova U16 sonte zhvillon ndeshjen e katërt në grupe, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Dardanët e rinj do të ballafaqohen me Norvegjinë nga ora 20:30, derisa takimin e fundit e zhvillon nesër ndaj Suedisë.
Kosova dhe Norvegjia kanë pësuar nga tri humbje dhe kjo ndeshje pritet të jetë interesante.
Gjithsesi synimet e Kosovës janë të fitojnë përvojë.