Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova në Shqipëri për dy ndeshje miqësore

  • Kosova në Shqipëri për dy ndeshje miqësore
22 Korrik 2017

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të premten ka udhëtuar për në Tiranë për të zhvilluar në fundjavë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019".

Kosova dhe Shqipëria do të takohen të shtunën me fillim nga ora 19:00, derisa kjo ndeshje do të jetë e mbyllur për publikun, kurse ajo e të nesërmes me fillim nga ora 19:00 do të jetë e hapur për të gjithë adhuruesit e basketbollit.

Përfaqësuesja jonë në javën që e lamë pas i ka zhvilluar tri ndeshje miqësore, 1 me Austrinë dhe 2 me Sllovakinë. Me Austrinë ka pësuar disfatë, derisa me Sllovakinë e ka fituar ndeshjen e parë, kurse të dytën e ka humbur.

Kosova në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019" do të bëjë gara në Grupin C së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë prej 2 deri më 19 gusht.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luaj si nikoqire kundër Maqedonisë më 2 gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.