Kosova të dielën me fillim nga ora 17:45 në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Basketbollistët tanë të shtunën në mëngjes kanë ateruar në aeroportin e Shkupit prej Budapestit ku kishin udhëtuar prej Oradeas, ku e kanë zhvilluar ndeshjen kundër Rumanisë në kuadër të po këtyre parakualifikimeve.
Ndërkohë të shtunën në mbrëmje në Gjevgjeli, Kosova e zhvilluar stërvitjen e parë, derisa të dielën në mëngjes në program e ka edhe stërvitjen e fundit para duelit me Maqedoninë.
Për Përfaqësuesen tonë në këtë ndeshje do të paraqitet edhe Mikaile Tmusic, i cili sot në mëngjes e ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin.
Duhet theksuar se Kosova të enjten në Oradea është përballur me Rumaninë, në të cilën ndeshje është mposhtur me rezultat 88:83, derisa në duelin e parë me Maqedoninë të zhvilluar në shtator, kjo e fundit pati triumfuar ndaj Kosovës me shifrat 76:73.
Maqedonia i prin Grupit B me 2 fitore, Rumania me 1 dhe Kosova ka 2 ndeshje e 2 humbje.
Duelin e fundit në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021, Kosova do ta luaj më 24 shkurt në Prishtinë kundër Rumanisë.
Ndërkaq fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t'u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.
Kosova A:
Kosova A:
1. Dardan Berisha (kapiten)/KB Z Mobile Prishtina
2. Fisnik Rugova/KB Z Mobile Prishtina
3. Lis Shoshi/BC Maccabi Ashdod (Izrael)
4. Gëzim Morina/KK Sencur GDD (Slloveni)
5. Meriton Ismaili/KB Z Mobile Prishtina
6. Ergin Grosha/KB Bashkimi
7. Leonard Mekaj/KB Golden Eagle Ylli
8. Valon Bunjaku/KB Z Mobile Prishtina
9. Andi Shehu/ KK Leone Ajdovscina (Slloveni)
10. Altin Morina/KB Z Mobile Prishtina
11. Mikaile Tmusic/KB Z Mobile Prishtina
12. Muhamedali Janjeva/KB Feronikeli