Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të mërkurën është mposhtur nga Irlanda me rezultat 67:52 (17:20, 13:9, 19:12, 18:11) në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B, Grupi C që është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.
Në këtë mënyrë basketbollistët tanë e kanë përmbyllur fazën e grupeve me 4 humbje dhe 1 fitore, duke e zënë vendin e pestë në Grupin C, para Shqipërisë, e cila nga 5 ndeshje ka po aq disfata.
Kosova në fazën e grupeve është mundur nga Holanda, Britania e Madhe, Greqia dhe Irlanda, ndërsa ka triumfuar kundër Shqipërisë.