Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova pëson nga Islanda

  • Kosova pëson nga Islanda
9 Gusht 2019

Kosova U20 ka pësuar humbjen e dytë në fazën e dytë të grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femra U20, që po zhvillohet në Prishtinë.

Vashat e Kosovës janë mundur nga Islanda me rezultat 63:97, në luftë për pozitat 9-12.

Te Kosova janë dalluar Fjolla Ajeti me 21 pikë e shtatë kërcime, Astera Tuhina me 16 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, si dhe Besjana Martinaj me 13 pikë e gjashtë kërcime.

Kosova ndeshjen e fundit në Evropian do ta zhvillojë të dielën nga ora 14:00 ndaj Greqisë.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Ukraina ka mundur Greqinë 52:45.