Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova triumfoi ndaj Austrisë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B

  • Kosova triumfoi ndaj Austrisë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B
16 Gusht 2016

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës e ka mposhtur Austrinë me rezultat 66:51 (18:6, 26:13, 16:16, 6:16) në ndeshjen e fundit të Grupit C në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Basketbollistët tanë prej fillimit të ndeshjes e kanë diktuar ritmin e lojës duke mos i lejuar austriakët që për asnjë moment të shpresojnë në ndonjë fitore eventuale.

Kosova U-16 në kuadër të Grupit C ka regjistruar 2 fitore duke e mundur Norvegjinë dhe së fundi edhe Austrinë, ndërsa është mposhtur nga Sllovenia, Rumania dhe Ukraina, të tri këto shtete me basketboll dukshëm më të zhvilluar se vendi ynë.

Kosova e ka përmbyllur fazën e grupeve në pozitën e katërt të Grupit C, ndërsa basketbollistët tanë tani do të kenë rastin të luftojnë për një pozitë prej vendit të 9 deri në 16 në vazhdim të Kampionatit Evropian, Divizioni B. 

Ndeshjen e radhës Kosova U-16 do ta zhvilloj të enjten kundër Sllovakisë me fillim nga ora 15:00.