Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-15 pjesë e turneut në Bukuresht

  • Kosova U-15 pjesë e turneut në Bukuresht
27 Prill 2017

Kosova U-15 (meshkujt) prej 27 deri më 30 prill do të marr pjesë në një turne ndërkombëtar në Bukuresht të Rumanisë.

Ky turne organizohet nga Federata e Basketbollit e Rumanisë në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës, i cili udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa implementohet nga Rumania, Kosova, Bullgaria dhe Maqedonia.

Të premten me fillim nga ora 13:00, Kosova U-15 do të përballet me Rumaninë U-15, kurse të shtunën në program është ballafaqimi në mes Bullgarisë dhe Kosovës (15:00), ndërsa në ditën e fundit të turneut (e shtunë), Kosova do të takohet me Maqedoninë (09:00).

Më parë në kuadër të këtij projekti është zhvilluar një turne tjetër, ai në Maqedoni, ndërsa në Kosovë dhe në shtetet tjera të lartëpërmendura janë organizuar kampe përzgjedhëse, që më pas ka pasuar me mbajtjen e kampit me katër shtetet pjesëmarrëse në Mangalia të Rumanisë në gusht të vitit të kaluar, derisa në muajin nëntor është organizuar vizita studimore e 16 trajnerëve në Stamboll të Turqisë, kurse tani radha i ka ardhur turneut ndërkombëtar në Bukuresht.

Basketbollistët:
1. Albin Berisha
2. Ardian Kika
3. Ari Karaxhiu
4. Blend Mehana
5. Denis Zenelaj
6. Don Polloshka
7. Donat Rexhepi
8. Nart Jashari
9. Drinor Gashi
10. Shpat Mustafa
11. Fisnik Kraki
12. Genis Mati
13. Selim Hasani

Trajnerët:
Korab Maloku
Besnik Podvorica