Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 debutoi me fitore bindëse në Kampionatin Evropian

  • Kosova U-16 debutoi me fitore bindëse në Kampionatin Evropian
  • Kosova U-16 debutoi me fitore bindëse në Kampionatin Evropian
  • Kosova U-16 debutoi me fitore bindëse në Kampionatin Evropian
6 Korrik 2015

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 e ka nisur me fitore bindëse aventurën e saj në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi B që është duke u zhvilluar në San Marino.

Kundërshtari i parë i Kosovës në këtë Evropian ka qenë Gjibraltari, ndaj të cilit djelmoshat tanë ishin të pamëshirshëm dhe kështu e fituan takimin me rezultat 84:27 (29:10, 23:5, 16:8, 16:4).

Përzgjedhësi i Kosovës U-16, Chris Dial i ka angazhuar të gjithë basketbollistët në këtë ndeshje, të cilët e arsyetuan besimin e tij që nga minuta e parë e deri te ajo e fundit, duke treguar lojë të mirë dhe përqëndrim maksimal.

Pikët e para për Kosovën në gara zyrtare të FIBA-s në nivel të Përfaqësueseve i ka shënuar Ylldrit Sahiti.

Pas ndeshjes kapiteni i Përfaqësueses U-16, Dion Pllana ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që startuam me fitore në Kampionatin Evropian. Para ndeshjes kemi pasur emocione të cilat kanë zgjatur edhe gjatë ndeshjes duke marr parasysh faktin se jemi ne të parët basketbollistë që kemi luajtur në gara zyrtare të FIBA-s që nga pranimi me të drejta të plota. Por presionin dhe emocionet më pas i transferuam në lojë ekipore dhe angazhim maksimal, andaj edhe në fund triumfuam. Kjo fitore bindëse ne nuk na kënaq, sepse ne duam më shumë në këtë Evropian, e ajo që duam është të vazhdojmë pa eufori ndeshje pas ndeshje të shënojmë fitore. Kemi potencial dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në ndeshjet e radhës, kundër Monakos dhe Uellsit. Tani e tëra që do të bëjmë është të përqëndrohemi në duelin e së martës dhe asgjë tjetër më shumë. Kemi mjaft punë për të bërë në këtë garë dhe ne duam që të tregojmë se dimë të luajmë basketboll dhe se Kosova e ka merituar një vend në mesin e anëtarëve të FIBA-s”.

Më efikasit te Kosova ishin Atik Koshi me 16 pikë, Etnik Peci me 14 dhe Ylldrit Sahiti me 10 sosh.

Duhet theksuar se Kosova U-16 të martën me fillim nga ora 14:30 do të ballafaqohet me Monakon, Përfaqësuese kjo që sot ka pësuar disfatë nga Uellsi me shifrat 52:56.