Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 e katërta në Kampionatin Evropian, Divizoni C në Andorra

  • Kosova U-16 e katërta në Kampionatin Evropian, Divizoni C në Andorra
23 Korrik 2016

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka përfunduar aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C në Andorra në vendin e katërt.

Basketbollistet e reja kosovare në luftë për medalje të bronztë janë mposhtur nga Malta me rezultat 61:28 dhe kështu është dashur të kënaqen me pozitën e katërt në këtë Evropian.

Duhet theksuar se Kosova U-16 në këtë garë i ka regjistruar dy fitore, ku së pari e ka mposhtur Uellsin, më pas Maltën pas vazhdimeve, ndërsa në gjysmëfinale është mundur nga nikoqiri, Andorra, derisa në luftë për pozitën e tretë pas dëshpërimit të eliminimit në gjysmëfinale, janë mposhtur bindshëm nga Malta, të cilën ditë më parë e kishin mundur.

Për basketbollistet e reja kosovare ky ka qenë debutimi në garat e FIBA-s, derisa javë më parë një gjë të tillë e ka bërë edhe Përfaqësuesja U-18 e Kosovës, e cila ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C në Tbilisi të Gjeorgjisë.