Kosova U-16 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që ka startuar sot në Sofje të Bullgarisë dhe do të përfundoj më 20 gusht.
Përfaqësuesja jonë është mposhtur nga Sllovenia me rezultat 47:70 (12:20, 11:23, 13:15, 11:12).
Ndeshjen e radhës Kosova në kuadër të kësaj gare do ta luaj kundër Norvegjisë të premten me fillim nga ora 17:15.
Kosova në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B bën gara në Grupin C së bashku me Slloveninë, Norvegjinë, Rumaninë, Ukrainën dhe Austrinë.