Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve sot ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Kampionati do të zhvillohet prej 11 deri më 20 gusht, ndërsa Kosova do të bëj gara në Grupin C së bashku me Norvegjinë, Slloveninë, Rumaninë, Austrinë dhe Ukrainën.
Basketbollistët që kanë udhëtuar për në Sofje si pjesë e Kosovës U-16 janë: Meriton Ismaili, Edonis Devolli, Dardan Kapiti, Andi Vrapcani, Engjëll Ramaj, Erjon Qarkaxhija, Gazzali Makasqi, Edison Gashi, Bleron Istogu, Erhan Sholla, Deniz Simnica dhe Rron Beha. Ndërkaq Kosova U-16 udhëhiqet nga përzgjedhësi Chris Dial dhe ndihmësi i tij Edin Kërveshi.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luaj të enjten me fillim nga ora 12:45 kundër Sllovenisë.