Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 udhëtoi për në San Antonio

  • Kosova U-16 udhëtoi për në San Antonio
13 Qershor 2015

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës sot ka udhëtuar për në San Antonio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në një Kamp, i cili do të zhvillohet prej 14 deri më 25 qershor.

Qëllimi i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë Kamp është puna individuale me trajnerë eminent që do të marrin pjesë në këtë aktivitet si dhe zhvillimi i sa më shumë ndeshjeve miqësore, gjë që do t’ju shërbejë shumë djemve tanë para sfidës së San Marinos.

Përzgjedhësi i Kosovës U-16, amerikani Chris Dial para nisjes për në San Antonio ka deklaruar se në këtë kamp basketbollistët tanë të rinj do të punojnë me trajnerët më të mëdhenj të basketbollit në SHBA. “Basketbollistët tanë do të kenë rastin që gjatë ditës të punojnë në mënyrë individuale, secili në pozitat e tyre, kurse në mbrëmje do të zhvillojmë ndeshje miqësore me shkolla të mesme të vendeve të ndryshme nga SHBA. Pra do të jenë ndeshje shumë të forta, por edhe të mirëseardhura për këta djem. Më pas do të kthehemi në Kosovë për ta zhvilluar fazën përfundimtare të përgatitjeve për në San Marino. Do t’u japim djemve 3-4 ditë pushim dhe më pas do t’i kthehemi punës intensive dhe përfundimtare. Pra e kemi një program të ngjeshur, por edhe shumë të dobishëm për këtë Përfaqësuese”, është shprehur Dial.

Duhet theksuar se Kosova U-16 në Kampionatin Evropian prej 6 deri më 11 korrik në San Marino do të garojë në Divizionin C, grupi B, ku bëjnë pjesë edhe Gjibraltari, Monako e Uellsi.

Kosova do të debutoj në gara zyrtare të FIBA-s në nivel të Përfaqësueseve në ditën e parë të Kampionatit Evropianit U-16 në San Marino kundër Gjibraltarit.