Përfaqësuesja U-18 e Kosovës të hënën e ka regjistruar fitoren e tretë rresht në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në San Marino.
Kësaj radhe basketbollistët kosovarë e kanë mposhtur Maltën me rezultat 110:61 dhe kështu janë renditur në gjysmëfinale të këtij Kampionati.
Ndërkaq ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit B, Kosova U-18 do ta luaj të martën kundër Moldavisë me fillim nga ora 17:00.
Duhet theksuar se në dy ndeshjet e para basketbollistët tanë kanë qenë më të mirë se Përfaqësuesja e San Marinos dhe ajo e Uellsit.