Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka përmbyllur aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që është mbajtur prej 8 deri më 13 korrik në Tbilisi të Gjeorgjisë në vendin e pestë.
Basketbollistet kosovare këtë pozitë e kanë siguruar falë triumfit ndaj Uellsit me rezultat 71:31.
Kosova U-18 në këtë garë i ka regjistruar 2 fitore dhe 2 humbje. Fitoret i ka realizuar ndaj Gjibraltarit dhe Uellsit, kurse disfatat nga Gjeorgjia dhe Malta.
Ndërkaq kampione e Divizionit C është shpallur Armenia pasi që në finale e ka mposhtur Gjeorgjinë.
Një vend në Pesëshen më të Mirë të këtij kampionati e ka zënë edhe basketbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Adea Kastrati.
Duhet theksuar se Kosova U-18 ka qenë Përfaqësuesja e parë në konkurrencën e femrave që ka debutuar në gara të FIBA-s, ndërsa prej 18 deri më 23 korrik në Andorra do të garoj Përfaqësuesja U-16. Kjo skuadër do të marr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C.