Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-18 (femrat) e rrit intensitetin e punës për Kampionatin Evropian, Divizioni C

  • Kosova U-18 (femrat) e rrit intensitetin e punës për Kampionatin Evropian, Divizioni C
12 Qershor 2016

Basketbollistet e Përfaqësueses së Kosovës U-18 do të jenë ato që do ta bëjnë debutimin në gara zyrtare të FIBA-s në konkurrencën e femrave. Dhe kjo do të ndodh në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 8 deri më 13 korrik në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi B, ku do të garojnë së bashku me nikoqirin, Maltën, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Ndihmëstrajnerja e Kosovës U-18, Kimete Haliti ka thënë se është e vetëdijshme për gjithë punën e madhe që  e pret me skuadrën e saj si në fazat përgatitore ashtu edhe në garën në Gjeorgji.

“Që nga muaji tetor i vitit të kaluar ne kemi filluar punën në seleksionimin e vajzave dhe në janar të këtij viti kemi arritur në numrin prej 20 vajzave, derisa sot në ekip numërojmë 16 vajza, kurse një javë para udhëtimit për në Tbilisi numri do të bie në 12 vajza, me aq sa edhe do të udhëtojmë. Deri më tani kemi punuar vetëm një herë në javë pra gjatë fundjavave, por ka dy javë që kemi filluar me rritjen e intensitetit. Nga fundi i muajit do të zhvillojmë përgatitje njëjavore të përbashkëta, ku do t’i kemi në skuadër të gjitha lojtaret që llogarisim në to, duke përfshirë edhe Adea Kastratin nga Suedia dhe Flaka Kelmendin nga Norvegjia. Po ashtu i kemi në program edhe disa ndeshje miqësore në mënyrë që Kampionati Evropian të na gjejë sa më të përgatitura. E rëndësishme është se vajzat po punojnë me vullnet të madh dhe janë të vetëdijshme për përgjegjësinë që na pret të gjithëve së bashku. Federata e ka bërë një punë shumë të mirë që ka filluar edhe me programin e Përfaqësueseve të femrave, sepse kështu është rritur motivimi ndër vajza për të punuar edhe më shumë, duke pas parasysh faktin se tashmë e kanë një synim tjetër përveçse të luajnë nëpër klube, pra tani qëllimi është që me paraqitjet e tyre të mira të zënë vend në Përfaqësuese”.

Kryetrajner i Përfaqësueses U-18 (Femrat) është trajneri amerikan, Chris Dial, ndërsa ai do të ketë përkrah Kimete Halitin, ish-basketbolliste dhe aktualisht trajnere e KB Kastrioti në konkurrencën e femrave. 

Krahas Kosovës U-18, edhe U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi A, së bashku me Uellsin dhe Maltën. Kjo garë do të zhvillohet prej 18 deri më 23 korrik në Andorra.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit e Kosovës  (FBK) këtë vit do të marr pjesë në gara të FIBA-s edhe me 4 Përfaqësuese të meshkujve, U-16, U-18, U-20 dhe në kualifikime të Kampionatit Evropian me Kombëtaren e Kosovës.