Basketbollistët e Kosovës U-18 kanë përfunduar turneun në Shkup, me dy humbje dhe një fitore. Pas fitores ndaj Shqipërisë dhe humbjes nga Maqedonia Veriore, djelmoshat e rinj kosovarë të dielën kanë pësuar nga Bullgaria me rezultat 77:67.
Ndeshja ka qenë e barabartë deri në fund dhe basketbollistët e Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ku me pak fat kanë mundur edhe të fitojnë këtë përballje.
Këto ndeshje do t’i ndihmojnë shumë për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që zhvillohet në Rumani.
Kosova është në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.