Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-18 synon të shkojë sa më larg në Kampionatin Evropian në San Marino

  • Kosova U-18 synon të shkojë sa më larg në Kampionatin Evropian në San Marino
1 Korrik 2016

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës (meshkujt) prej 8 deri më 15 Korrik do të bëj gara në Kampionatin Evropian, Divizioni C, Grupi B në San Marino.

Kosova është në grup me Uellsin, Maltën, San Marinon dhe Moldavinë.

Basketbollistët tanë ka më shumë se një muaj që janë duke u përgatitur intensivisht për këtë garë, ndërsa përzgjedhësi i Kosovës U-18, Dritëro Sefaja së bashku me ndihmësin e tij, Petrit Zeqirin e kanë dhënë maksimumin në ngritjen e formës së lojtarëve tanë që do ta prezantojnë Kosovën për shtatë ditë në San Marino.

Dritëro Sefaja, përzgjedhës i Kosovës U-18:

“Basketbollistët duhet përgëzuar për punën që e kanë bërë deri më tani, sepse me të vërtetë kanë punuar me përkushtim të madh që të gjithë. Ne si trajnerë jemi munduar të bëjmë më të mirën për ta rritur formën e tyre, por edhe për të ndërtuar një grup të mirë, i cili në San Marino do të tregoj lojëra sa më të mira. Ne pak a shumë e dimë se çfarë na pret në Kampionat Evropian, pasi që vitin e kaluar kemi qenë me gjeneratën U-16 dhe disa prej atyre basketbollistëve tani janë pjesë e Përfaqësueses U-18. Sidoqoftë favoritë absolutë në gara të tilla nuk ka, por ne shkojmë për të dëshmuar basketboll cilësor dhe për të mposhtur cilindo kundërshtarë që do ta kemi përballë. Jemi shumë të motivuar dhe me padurim po e presim pjesëmarrjen në këtë garë. Synojmë që të shkojmë sa më larg në Kampionatin në San Marino”.

Kampionati Evropian U-18, Divizioni C/Grupi B
1. Uellsi
2. Malta
3. San Marino
4. Kosova
5. Moldavia