Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të premten është mposhtur bindshëm nga Holanda me rezultat 69:40 (21:6, 22:8, 9:18, 17:8) në hapje të Kampionatit Evropian, Divizioni B, Grupi C që është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.
Në çerekun e parë dhe të dytë holandezët ishin të pamëshirshëm ndaj basketbollistëve tanë dhe kështu në pushim kanë shkuar me shifrat 43:14. Ndërkaq në çerekun e tretë Kosova këndellet dhe arrin të shënoj 18 pikë, derisa kundërshtari i saj realizoi vetëm 9 pikë. Megjithatë Holanda kthehet sërish në lojë në çerekun e katërt dhe me lehtësi ia del të shënoj fitoren e parë në këtë Evropian.
Më efikasi te Kosova U-20 ishte Ermir Gashi me 11 pikë e 5 kërcime.
Kosova të shtunën me fillim nga ora 15:30 do të përballet me Shqipërinë, e cila sot ka regjistruar humbje nga Britania e Madhe me rezultat 62:44.