Përfaqësuesja U16 e Kosovës sot e ka vizituar zyrën qendrore të kompanisë IPKO me seli në Prishtinë me ftesën e kësaj të fundit pas suksesit që djemtë tanë të rinj e kanë shënuar në Kampionatin Evropian, Divizioni C, i cili është zhvilluar prej 6 deri më 11 korrik në San Marino.
Me këtë rast drejtuesit më të lartë të IPKO-s i kanë përgëzuar basketbollistët tanë për të arriturat në Evropianin në San Marino dhe u kanë dëshiruar suksese në të ardhmen.
Në anën tjetër sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha në shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme të IPKO-s për basketbollin kosovar në përgjithësi ia ka dhuruar një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës.
Në anën tjetër kompania IPKO kishte përgatitur disa dhurata për basketbollistët e rinj.
IPKO ka qenë sponsor i dy Përfaqësueseve të Kosovës, U16 dhe U20 në Kampionatet Evropiane gjegjëse.
Duhet theksuar se Kosova U16 është shpallur nënkampione e Divizionit C pasi në finale u pati mposhtur nga nikoqiri, San Marino.