Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U18 shkruan histori, shpallet kampione në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C

  • Kosova U18 shkruan histori, shpallet kampione në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C
30 Korrik 2018

Përfaqësuesja U18 e Kosovës të dielën në prani të rreth 1500 shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë e ka mposhtur Qipron në finale të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C dhe kështu është shpallur kampione e këtij divizioni, duke e siguruar kështu biletën për në Divizionin B që nga viti 2019.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes Kosovë- Qipro ishte 73:64 (23:7, 16:13, 20:23, 14:21) me basketbollistët tanë që kanë udhëhequr në rezultat gjatë gjithe ndeshjes, e në shumicën e kohës me pikëdyshifrore, derisa në 5 minutat e fundit kundërshtari e ngushtoi diferencën në 5 pikë, por kjo ishte e tëra që mund të bënin në këtë takim, pasi djelmoshat tanë ishin më të vendosur se kurrë për t’u shpallur kampionë dhe për të bërë krenar kështu gjithë Kosovën.

Rron Ukaj dhe Erhan Sholla ishin më të dalluarit në radhët e Kosovës me nga 17 pikë secili, derisa Rilind Krasniqi ka shtuar 10 pikë e 10 kërcime. Te Qipro më efikasi ishte Georgios Tretiakov me 25 pikë e 9 kërcime.

Që nga pranimi në FIBA, Kosova e ka fituar medaljen e agjendtë në Divizionin C të U16 në 2015 dhe në 2016 me U18 e ka fituar medaljen e bronztë, derisa kjo është medalja e tretë e Kosovës në garat e FIBA-s dhe e para e artë në histori të Kosovës.

MVP i FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizionit C është shpallur basketbollisti i Përfaqësueses sonë, Rron Ukaj, i cili shënoi 17 pikë e 8 kërcime në ndeshjen finale kundër Qipros, derisa në Pesëshen më të Mirë kanë zënë vend këta basketbollistë: Polys Iliadis (Qipro), Darragh O'Sullivan (Irlandë), Rron Ukaj (Kosovë), Roman Tomatis (Monako) dhe Vadim Raducan (Moldovia).

FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C është mbajtur në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik, derisa pjesë e kësaj gare në një vizitë një ditore ka qenë edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, i cili ka ardhur në Kosovë për të përcjell nga afër Kampionatin dhe për të konfirmuar mbështëtjen e FIBA-s për Federatën e Basketbollit të Kosovës.