24 Korrik 2016
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës e ka përmbyllur Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B në Chalkida të Greqisë në pozitën e 20-të.
Në luftë për pozitën e 19-të basketbollistët kosovarë të dielën janë mposhtur nga Estonia me rezultat 93:69.
Kosova U-20 në këtë garë ka arritur të triumfoj ndaj Shqipërisë, derisa është mposhtur nga Holanda, Britania e Madhe, Greqia, Irlanda, Bullgaria dhe së fundi nga Estonia.